Diplomati amerikan përshëndet reformën zgjedhore në Shqipëri, dialogu Kosovë–Serbi prioritet

exit.al 23 Korrik 2020, 21:45

Ambasadori Philip Reeker nga Zyra për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë tha se Shtetet e Bashkaura të Amerikës mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri, si dhe rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një telekonferencë në Bruksel, Reeker përgëzoi rolin e ambasadores Kim në ndërmjetësimin e dialogut për reformën zgjedhore në Shqipëri.

“Është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione.” – tha Reeker.

Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e quajti përparësi dhe mbështeti përpjekjet e Richard Grennell dhe Miroslav Lajcak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Reeker u shpreh i kënaqur për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi pas thuajse dy vitesh.

Shpërndaje te miqtë