Dibër, një 26 vjeçar vret vëllain e tij

exit.al 29 Prill 2021, 08:47

Një krim ka ndodhur në Dibër, ku një 26 vjeçar ka goditur vëllain e tij për vdekje.

Sipas të dhënave Florian Tonuzi 26-vjeç në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka goditur më mjet prerës vëllain e tij Benard Tonuzin, 23 vjeç.

23 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plafëve të marra.

Policia arrestoi 26 vjeçarin dhe po heton mbi ngjarjen.