“Dekanati i FDUT-së shpreh shqetësimin për anomalinë e krijuar për zhvillimin e procesit mësimor dhe ju kërkon studentëve që kanë bllokuar ambientet e fakultetit t’i lirojnë ato me qëllim që të vihen në dispozicion të procesit mësimor dhe të kthehet normaliteti në administrimin e ambjenteve që janë në shërbim të studentëve.”
Dekani Hoxha, po ashtu, justifikoi praninë e policëve në ambientet universitare si një “detyrim që lind nga kontrata që Universiteti i Tiranës ka për ruajtjen e ambjenteve të tij.” Prej dy ditësh, studentët kanë denoncuar vazhdimisht praninë e policëve dhe presionin e dhunën që ata kanë ushtruar ndaj studentëve të ngujuar. Hyrja e policisë në mjediset universitare, pa kërkesën dhe lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë, siç kemi shpjeguar më parë, është shkelje e ligjit. Kërkesat e tjera të studentëve që dekanati i FDUT-së ka marrë përsipër të plotësojë janë:-Marrja e masava për zëvendësimin e orëve mësimore të pa realizuara për shkak të protestës së studentëve;
-Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave dhe procedurave për marrjen e bursave;
-Ngritja e një grupi punë gjithëpërfshrës për realizimin e një plani veprimi tërësor për përmirësimin e fakultetit;
-Mospenalizimi i studentëve pjesëmarrës në protestë.
Shpërndaje te miqtë
