Danimarka pezullon përfundimisht vaksinimin me AstraZeneca

exit.al 14 Prill 2021, 12:43

Dainmarka do të ndalojë përgjithmonë vaksinimet ndaj COVID-19 me vaksinën e AstraZeneca, raporton The Guardian duke cituar mediat daneze.

Kjo masë pritet të vonojë procesin e vaksinimit në Danimarkë me disa javë.

Danimarka ka ndaluar edhe vaksinën e Johnson & Johnson kundër COVID-19 pasi kishte porositur rreth 8.2 milionë doza.

Vendimi i autoriteteve ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura mbi vaksinën e AstraZenecas dhe J&J pasi janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut të personave të vaksinuar.

Danimarka ka aktualisht vetëm vaksina Pfizer dhe Moderna.

"Ne mund të arrijmë në vijën e finishit me Pfizer dhe Moderna", tha profesori Jan Pravsgaard Christensen nga Departamenti i Imunologjisë dhe Mikrobiologjisë në Universitetin e Kopenhagës.

"Mendoj se nuk do të vaksinohemi plotësisht deri në fund të vitit 2021.", shtoi ai.