Gazetari Elton Qyno ka përbërë publike listën me emra të cilët do duhet të deklarojnë pasurinë e tyre, si pjesë e Operacionit Forca e Ligjit.
Në një artikull të shqiptarja.com, Qyno shkruan se disa nga të prekurit nga OFL-ja do të jenë:
- Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi dhe Arjan Dalipi - të dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për trafik kokainë dhe si pjesë e grupit të personave që kishin ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Librazhdit;
- Viktor Ymeri, i dënuar me 25 vite burgim dhe i liruar në dhjetor të 2019, nga burgu i Peqinit'
- Nehat Kulla, ose “Gjenerali”, i liruar nga burgu por është dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje;
- Fabio Alushi, i arrestuar dhe më pas i liruar për përplasjen me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha, më 4 tetor 2018;
- Kataldo Lezhja, i njohur si miku i Gjergj Cukalit;
- Edmond Bego, i dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos në Itali;
- Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli”, pjesë e klanit “Duka” që vepron në Tiranë dhe pak muaj më parë u arrestua në Durrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”;
- Arben Gropa ose Vangjel Zijaj, pronar i resortit “Pelikani” në Fier, i dënuar në Itali me 32 vite burgim për trafik droge;
- Arjan Shanaj, i arrestuar dhe dënuar në Greqi për trafik kokaine;
- Astrit Bushi, i dënuar në Itali dhe Spanjë për pengmarrje dhe grabitje me armë;
- Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vite burgim, për trafik droge;
- Vëllezërit Jahelezi, Enio Jahelezi. Orges Jahelezi i hetuar për heroinën e kapur në Has, Gramoz Jahelezi, i hetuar për dy atentate ndaj Flamur Toskës, Elvis ose Franc Jahelezi, vëllai i tij Xhevdet Jahelezi, dhe vëllai tjetër Luan Jahelezi;
- Shkëlqim Kurpalaj nga Kukësi, i dënuar në Itali me 10 vite burgim për shfrytëzim prostitucioni;
- Gëzim Çela ose i njohur ndryshe si “Baroni i drogës”, i dënuar në 2018 për trafik heroine me 10 vite burg;
- Eduart ose Edison Dushku, i cilësuar si i forti i Saukut, dhe vëllai i tij Alban Dushku'
- Antonio Shyti, i dënuar në Itali për vrasje;
- Renato Toska, i dënuar për gjobëvënie;
- Lulëzim, Bujar, Griseldo dhe Albano Kusi nën hetim për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra punëtori i kondicionerëve Indrit Çelaj'
- Eduart Ponari;
- Kujtim Lauka;
- Bledar ose Blerim Dauti;
- Leonard Hoxha allias Xhetan Lita;
- Denis Stathi ose Isuf Leshi;
- Fiqiret Seferi, i dënuar për vrasje në Itali;
- Ergys ose Arjan Qefalia;
- Vilson Rushiti;
- Veli Elezi;
- Agim Kora.
Në total 1300 persona dyshohet se do të preken nga operacioni Forca e Ligjit deri në fund të vitit 2020.
Exit News ka përmbedhur këtu të gjithë personat e prekur deri më tani nga OFL.
