Covid-19 erdhi në Europë në Dhjetor? – Franca heton rastin

exit.al 21 Qershor 2020, 17:26

Doktori francez, Yves Cohen ka gjetur virusin Covid-19 në gjakun e një pacienti të shtruar në spital për pneumoni në datën 27 Dhjetor, disa javë përpara rastit të parë zyrtar të regjistruar me koronavirus në Europë.

Ministria e Shëndetësisë franceze ka njoftuar se qeveria po heton rastin për të dalë me përfundime të sigurta për këtë pretendim.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, do duhet të rishikohen të gjitha afatet kohore të qarkullimit të virusit në Europë.

Kina raporti grupin e parë të rasteve të regjistruara me Covid-19 në 31 dhjetor, ndërsa Franca regjistroi rastin e saj të parë në 24 janar.

Shpërndaje te miqtë