“Unë jam i bindur, megjithëse mund të flas vetëm për Bundestagun, jo për parlamentet e Evropës, se do të ketë një zgjidhje positive për Maqedoninë e Veriut.
[E]kziston edhe mundësia që procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë të zhvillohet i ndarë, dhe jo në grup
[…] e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet.
E rëndësishme është respektimi i principt të BE-së, se çdo vend do të vlerësohet bazuar në meritë”.
Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, organizata e parë që lajmëroi se parlamenti gjerman do të shtynte vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor, tha për portalin European Western Balkans se:“Zgjidhja duket se do të jetë një veçim i pjesshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë dritën jeshile pa kushte, dhe Shqipëria do të marrë dritën jeshile të kushtëzuar — një numër kushtesh përpara hapjes së bisedimeve. Kjo është një lloj gjysëm zgjidhje ku të dyja anët e koalicionit qeverisës në Gjermani mund të bien dakord.”
Gjithashtu edhe Ministri gjerman për Çështjet e Evropës Michael Roth shprehu në Twitter mbështetjen e tij për Maqedoninë e Veriut pas takimi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov.“Maqedonia e Veriut meriton një mesazh të qartë nga BE: le të nisim bisedimet tani! Falenderoj Nikola Dimitrov për angazhimin e fort pro-evropian dhe miqësinë e vërtet. Ju dhe vendi juaj mund të mbështeti tek ne”.
