Bulqizë, nëna dhe 2 fëmijët humbasin jetën nga asfiksimi me gaz

exit.al 14 Shkurt 2020, 16:13

Një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën sot si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë. Fëmija tjetër, 14–vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ndodhi në Ostren të Bulqizës. Ato u zbuluan nga halla e fëmijëve, e cila ka trokitur në derë rreth orës 11:30, por nuk i është përgjigjur njeri. Ajo më pas ka kërkuar ndihmën e fqinjëve për të hyrë brenda, ku dhe ka gjetur nënën me fëmijët e asfiksuar nga gazi. Nëna me 3 fëmijë jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi. Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për familjen përmes një postimi në Twitter:

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”