Borrel i kërkon Rusisë të tërhiqet nga Ukraina dhe të kujdeset për Navalny-n

exit.al 19 Prill 2021, 19:02

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, pas mbledhjes 'online' të Këshilli i Sigurisë së BE-së për Etiopinë dhe Rusinë, informoi mbi temat e diskutuara në një konferencë për shtyp.

Borrel bëri me dije se tensionet me Rusinë kanë qënë më së shumti në fokus të takimit.

Ai shprehu mbështetjen e BE për Ukrainën dhe i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga Krimeja.

Ka më shumë se 150 mijë trupa ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën, në Krime. Ne e përgëzuajmë Ukrainën për përgjigjen dhe i bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet" deklaroi Borrel.

Ai gjithashtu paralajmëroi Rusinë për kreun opozitar të burgosur, Alexei Navalny-t, pasi kishte marr një letër nga ekipi i tij mbi gjendjen e përkeqësuar shëndetësore.

Borrel kërkoi që atij t'i ofrohet kujdes shëndetësor nga mjekë, të cilëve të mund t'u besojë.

"Gjendja po përkeqësohet dhe ne sot i themi Rusisë: ju jeni përgjegjës për gjendjen e Navalnit dhe ne do t'ju mbajmë ju përgjegjës për gjendjen e tij," u shpreh ai.

Borrel gjithashtu informoi mbi paketën e sanksioneve për 10 persona dhe kompani të Mianmarit, si dhe ndihmën humanitare prej 53 milion € për Etiopinë.