Bie zjarr në garazhdin e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

exit.al 11 Prill 2021, 08:57

Ambjentet e një garazhdi, poshtë një pallati në zonën e Freskut në Tiranë, janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fadil Deliu” rreth orës 7:30.

Siç raporton Report TV, zjarri ka përfshirë një automjet të parkuar në garazhd ndërsa tymi është përhapur në katet e para të pallatit.

Për të shmangur incidentet e mundshme, forcat zjarrëfikse kanë evakuuar banorët e pallatit dhe kanë shuar flakët.

Situata është drejt normalizimit ndërkohë që pritet të zbardhet shkaku i zjarrit që përfshiu automjetin e parkuar në garazhd.