Biden do të takohet me Macronin në tetor

exit.al 23 Shtator 2021, 08:47

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen në Evropë në tetor.

Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë pas një telefonate mes dy udhëheqësve  të mërkurën.

Po ashtu, Macron do të rikthejë ambasadorin francez në Uashington javën e ardhshme "për të filluar punë intensive me zyrtarë të lartë amerikanë," thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi i Francës për tërheqjen e ambasadorit nga SHBA-ja erdhi në shenjë proteste për negocimin e një pakti sigurie në fshehtësi nga kjo e fundit me Australinë dhe Britaninë, që i kushtoi Parisit një marrëveshje fitimprurëse të mbrojtjes.

Më herët të martën, Gjermania dhe BE-ja hodhën mbështetjen pas Francës, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara kishin thyer besimin e aleatëve.

Marrëveshja e re trepalëshe e ka futur Uashingtonin në një krizë diplomatike të papreçedentë me Francën, e cila rrezikon të dëmtojë raportet me aleatët evropian.

Pas telefonatës, Parisi tha se Uashingtoni ishte angazhuar për të rritjen e mbështetjes për operacionet evropiane kundër terrorizmit në Sahel, në një përpjekje për të riparuar raportet mes palëve.