“PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit.
Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara.”
Risqet që i vijnë ekonomisë shqiptare nga kontratat e shumta PPP, ‘që u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria’, është një prej arsyeve kryesore se përse BERZH uli parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019. BERZH raportoi se rritja ekonomike e Shqipërisë u ul në 2.4 për qind në gjysmën e parë të 2019-ës, nga 4.1 për qind në 2018. BERZH ka kritikuar vazhdimisht qeverinë për dhënien pa kriter të PPP-ve. Matteo Colangeli, kreu i BERZH në Shqipëri, më herët këtë vit, tha se duhet të ketë më shumë transparencë, analizë të riskut dhe garë të hapur e të drejtë në rastet kur përzgjidhet Partneriteti Publik-Privat. Edhe më problematike, sipas Colangelit, janë rastet kur qeveria pranon ofertat e pakërkuara nga kompanitë private, të cilat në shumicën e rasteve janë kontrata jofitimprurëse për shtetin. Në vend të kontratave PPP, BERZH rekomandon përdorimin e huave nga institucionet ndërkombëtarë, si mënyrën me koston më të ulët për të projektet publike.
