“Refugjatët nuk duhet të penalizohen për hyrjen ose qëndrimin e tyre të paligjshëm. Kjo mban parasysh se kërkimi i azilit mund të kërkojë që refugjatët të kryejnë shkelje penale apo të ligjin të imigracionit përgjatë kërkesësë për azil, ose të mbahen të ndaluar vetëm në bazë të kërkesës së tyre për azil.”
Gjithashtu, Konventa parashikon masa mbrojtëse kundër dëbimit të personave të tillë, duke theksuar se askush nuk duhet të dëbohet ose kthehet në një vend "kundër vullnetit të tij ose të saj, në çfarëdo mënyre, në një territor ku ai ose ajo kërcënohet për jetën ose lirinë." Shtetasi turk Harun Çelik u dënua me 5 muaj burg për hyrjen në Shqipëri me dokumenta false dhe pasi kreu dënimin u dëbua nga vendi. Avokati i tij shprehet se shtetasi turk ka kërkuar azil, por kërkesa e tij u refuzua. Atij nuk iu dha mundësia të apelonte vendimin e refuzimit në gjykatën administrative. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se Çeliku u përpoq të kërkonte azil me gojë, por kjo nuk është në përputhje me ligjin. Kjo nuk është e vërtetë, pasi Neni 3/b i Ligjit 121/2014 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” përcakton se kërkesa për azil mund të bëhet në çfarëdo mënyre - me gojë ose me shkrim.“b) “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar.”Dëbimi i Çelikut është kritikuar nga disa eurodeputetë dhe nga Këshilli i Evropës.
