BE mbledh €4.9 miliardë për krizën e koronavirusit

exit.al 27 Qershor 2020, 17:59

Bashkimi Evropian ka vendosur një shtesë prej €4.9 miliardë për të mundësuar kryerjen e vaksinës, testimeve dhe trajtimeve të koronavirusit në të gjithë botën, tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë një takimi online të mbledhjeve së fondeve, ditën e shtunë.

Konferenca e mbledhjes së fondeve u organizua nga Komisioni dhe grupi ndërkombëtar i advokimit Global Citizen, do të përfundojë me një koncert të këngëtarëve Shakira, Usher, Miley Cyrus dhe të tjerët, të shtunën në mbrëmje. Von der Leyen do të bashkë-drejtojë shfaqjen me aktorin Dëayne Johnson.

BE arriti të mbledhë €9,8 miliardë në konferencën e parë të fondeve - BE në maj dha €1.4 miliardë.

Von der Leyen tha se €4.9 miliardë ishin një angazhim i "Ekipi Evropa ... Kjo falë partneritetit të ngushtë midis Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane të Investimeve". Ajo shtoi se paratë do të përdoren për të ndihmuar "vendet vulnerabël" për të kaluar krizën e koronavirusit.

Disa drejtues evropiane dërguan video mesazhe të cilat u transmetuan gjatë mbledhjes së fondeve.

Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Ëilmès, për shembull, tha se fokusi kryesor i vendit të saj do të jetë në krizën ushqimore të shkaktuar nga pandemia. Ajo premtoi "€4 milion për të forcuar sistemet shëndetësore në vendet në nevojë" dhe një shtesë prej €11.4 milion për Programin Botëror të Ushqimit.

Publikuar në Politico.eu/Përshtatur nga Exit News

Shpërndaje te miqtë