BE i dhuron të tjera pajisje mjekësore Shqipërisë

exit.al 23 Qershor 2020, 13:41

Bashkimi Europian do t’i dhurojë të tjerë ventilatorë dhe pajisje mjekësore Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka lajmëruar në Twitter se së shpejti do të vijnë në Shqipëri ventilatorë të rinj për të ndihmuar spitalet në luftën kundër Covid-19.

Ndërsa disa muaj më vonë, BE do t’o japë 46 milionë euro Shqipërisë  për përballimin e krizës ekonomike për shkak të pandemisë.

Këto ndihma janë pjesë e paketës që Bashkimi Europian ka premtuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Shqipërisë i është premtuar pajisje spitalore me vlerë 4 milionë euro dhe 46 milionë euro ndihmë për krizën ekonomike.

Një pjesë e pajisjeve spitalore, si autoambulanca, ventilatorë të lëvizshëm dhe njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus, u shpërndanë disa ditë më parë.

Shpërndaje te miqtë