Bashkia Tiranë nis dezinfektimin e kopshteve e çerdheve

exit.al 9 Mars 2020, 13:11

Përveç shkollave, edhe kopshtet e çerdhet do të mbyllen për dy javë, si masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se këto ditë bashkia do të bëjë dhe dezinfektimin e gjithë kopshteve dhe çerdheve në Tiranë, që të jenë gati për rihapjen pas 2 javëve.

“Vendimi për shkollat vlen edhe për kopshtet e çerdhet! Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë me të rrezikuar. Ndërkohë po vijojmë dezinfektimet që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja #DoJaDalim” shkruan Veliaj në Facebook.

Qeveria mori sot disa masa si ndalimin e fluturimeve e mbylljen e shkollave për përballimin e krizës së koronavirusit.

Më tepër mund të lexoni këtu.