Viziton familjet e prekura nga tërmeti, Basha: 5 masat që duhet të marrë qeveria

exit.al 24 Shtator 2019, 14:05

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi sot në Durrës disa prej familjeve, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar nga tërmeti i 21 shtatorit. Zoti Basha i kërkoi institucioneve shtetërore që të marrin sa më herët masat për të ndihmuar familjet dhe bizneset e prekura. Për këtë ai kërkoi urgjentisht që:

– Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

– Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

– Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

– Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

– Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.