Basha thirrje shqiptarëve në Mal të Zi të votojnë partitë shqiptare

exit.al 26 Gusht 2020, 17:09

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi të votojnë për partitë shqiptare. Në një postim në Facebook, Basha shkruan:

“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.”

Basha shtoi se forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.     Shpërndaje te miqtë