Basha takon Shoqatën e Energjisë së Rinovueshme: Programi ynë reformon këtë sektor

exit.al 27 Shkurt 2021, 11:09

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të shtunën përfaqësues të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme, ku i prezantoi programin e tij elektoral.

Ai premtoi se programi do të garantojë hapjen e 110 mijë vendeve të reja pune.

Basha shtoi se programi përfshin uljen e normës së tatim fitimit nga 15% në 9%, të sigurimeve shoqërore në 18%, të çmimit të karburantit duke eliminuar taksën Rama prej 240 lekë të vjetra. Ai shtoi se ulin numrin e licensave të dhëna nga shteti. Ai premtoi e do të reduktojë procesin administrativ për marrjen e licensave.

“Ne do ta reformojmë këtë sektor duke bërë liberalizimin e vërtetë të tregut,duke filluar me miradministrimin e kompanive publike, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe miqësor, duke respektuar kontratat e nënshkruara me përfitime reciproke, duke nxitur fuqimisht investimet e reja, veçantisht eolike dhe solare, të erës dhe të diellit.” shtoi Basha.

Basha tha se do bëjë të shumfishojë vlerën e energjisë hidrike ekzistuese dhe asaj në të ardhmen dhe ta bëjmë që të punojë për ekonominë shqiptare.

Shpërndaje te miqtë