Basha takon artistët në Vlorë, premton vlerësim për ta njësoj si në rajon

exit.al 17 Mars 2021, 11:45

Artisti Bujar Asqiriu, në një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha u shpreh se politika ka anashkaluar artistët “edhe një teatër e rrafshuan”. “Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Artistët [..] do të kenë vlerësimin si në rajon”, ju përgjigj Basha shqetësimit të Asqeriut në një takim në Vlorë, të mërkurën. Basha premtoi se qeveria e tij do të sigurojë një drejtësi të pavarur dhe dënimin e korrupsionit në vend:

“Të gjithë do të përplasen me ligjin, prandaj dhe 25 prilli është një garanci më shumë”.

Asqeriu i shprehu Bashës edhe shqetësimin e tij për naftëtarët:

“ Kam dhe një plagë në zemrën time, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me jetesë të mirë”.

Ndërsa, Basha i premtoi se do ntë kujdeset edhe për këtë kategori:

"E drejtë, është zotimi im që do të kujesem për këtë kategori".

Shpërndaje te miqtë