Basha, Shkodra jep sinjalin e fitores

exit.al 16 Mars 2021, 11:55

Kryetari i PD-së Lulzim Basha falenderoi qytetarët e Shkodrës për mikpritjen, të martën, 16 mars.

“Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Faleminderit nga zemra për këtë sinjal të fitores”, ju drejtua Basha turmës që e priste në hyrje të Shkodrës.

Ai i bëri thirrje  qytetarëve të respektonin masat e distancës dhe maskat për tu ruajtur nga koronavirusi. Qytetarët e Shkodrës e pritën me flamuj dhe thirrje “Rama ik”, Bashën.

Shpërndaje te miqtë