“Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda. […] kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë.
Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë show dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.”
Mesditën e sotme Kryeministri Rama u shpreh në Twitter se “koronavirusi nuk luftohet me politikë, gjithollogji apo frikë”. Ai siguroi se po bashkëpunohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ndërsa u ankua se:“Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose mergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor”.
Rama vazhdoi më tej duke këmbëngulur se “në krye të delenxhinjve” dalin “politikanët e së keqes” duke nënkuptuar këtu opozitën.
