´Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie.
Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore.
Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura është për koalicionet parazgjedhore që prej fillimit të demokracisë kanë qenë një realitet politik e sanksionuar në Kushtetutë.
Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Rama ka vetëm një tmerr dhe frikë, zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë."
Shpërndaje te miqtë
