Basha: Rama ka frikë nga debati me kundërshtarin

exit.al 14 Prill 2021, 17:37

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një takim elektoral në Paskuqan, u shpreh se kryeministri Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin në debat, pasi nuk ka mbajtur premtimet.

"Sepse sado që trash zërin para kamerave, ai është një burracak që nuk e ka mbajtur premtimin e tij dhe ka frikë të përballet me qytetarët," tha Basha.

Ai pyeti më herët se ku janë 300  mijë vendet e punës, shëndetësia falas apo legalizimet falas që Rama premtoi.

Basha theksoi se ka takuar mijra socialist të zhgënjyer së fundmi dhe se, si socialist, si demokrat kanë vuajtur njësoj.

"Një popull i bashkuar nga vuajtja e dhimbja e 8 viteve dhe tani një popull i bashkuar nga nevoja për ndryshim," përfundoi ai.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për ndryshimin.