Basha: Qeveria i ka dëgjuar më shumë tani propozimet e PD se sa kur ishim në parlament

exit.al 16 Prill 2020, 20:11

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se propozimet e PD-së janë marrë më shumë parasysh më shumë tani se sa kur ata ishin brenda parlamentit.

Në përgjigje të pyetjes, “a u deshën dy momente të fatkeqësisë natyrore për të nxjerrë në pah dy gabime të PD-së, dalja nga parlamenti dhe braktisja e bashkive”, Zoti Basha tha se:

“Kur ishim në paralament propozimet tona nuk u përfillën. Pushteti vendor është lënë larg planit të veprimit. Qeveria ka miratuar propozimet tona, me gjithëse me vonesë, për krizën e koronavirusit”.