“Fiskalizimi do të anulohet! 600 deri në 2000 euro që duhet të paguajë biznesi i vogël, […] Dhe kjo aferë do të hetohet deri në fund".
Për biznesin e vogël dhe të mesëm, nga 140 milionë lekë “do ketë një dhe vetëm një masë. 0.5% tavani i xhiros vjetore për taksat dhe tarifat vendore, një pullë fiskale në hyrje të biznesit, që do të ndalojë praninë e tatimorëve”, sqaroi Basha. Ai premtoi se do të paguajë paratë për ilaçet e të gjithë personave që kanë kaluar Covid19, gjatë vitit të kaluar:“Një paketë për rimbursimin retroaktiv me efekt prapaveprues të të gjitha familjeve të dëmtuara në financat e tyre”.
