Basha premton mbështetje për çiftet e reja

exit.al 20 Prill 2021, 14:08

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria e tij do të mbështesi çiftet e reja nëpërmjet pagimit të interest të kredisë. Gjatë një takimi me gratë, Basha tha se shteti do të paguajë 100 përqind të kredisë për 5 mijë çifte të reja.

Nga muaji ynë i parë i qeverisjes buxheti i rishikuar do të ketë mundësinë për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë e të themelojnë vatrën, strehën e tyre.”

Basha shtoi se 20 mijë çifte do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra çdo muaj për çdo fëmijë të porsalindur deri sa ai të bëhet 5 vjeç.

“20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ja japim këtë mundësi dy herë.”

Basha tha se qeveria e tij do të mbështesi gratë e të rinjtë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve.