“Kemi dy vajza. Një e kemi në Paris, njëri në Londër profesioniste secila në fushën e vet. Njëra është soprano tjetra është... domethënë ka mbaruar për inteligjencë ekonomike dhe është senior menaxher në një kompani amerikane. E madhja është larguar në 99, shkoj në Eksprovonc edhe ishim të fundi”.
Basha i premtoi mundësimin e votimit për diasporën:“E kemi zotim që në zgjedhjet e ardhshme qeveria jonë do të mundësojë votën e emigrantëve kudo ku jetojnë përmes sistemit elektronik. Kemi që në vitin 2016 që luftojmë dhe ne do ta bëjmë realitet. Këta e lanë me kastile, e lanë pa votuar fare, ne do ta bёjmё realitet”.
Ai premtoi gjithashtu edhe krijimin e mundësive për kthimin emigrantëve në vend:“T’i krijojmë kushtet qё ata qё kanё dëshirë tё kontribuojnë nё vendin e tyre, tё kenë mundësi tё kthehen. Siç qe njё kohë qё vinin e hapnin njё biznes apo tё specializuar si vajzat tuaja duhet tё kenë njё vend nё administratë”.
Ai tha se këtë gjë do ta bëj përmes “krijimit të fonde tё posaçme pёr t’i paguar, pёr tё thithur trurin, pёr tё shërbyer nё vendin e tyre”.
