Basha porosit deputetët të qendrojnë pranë strukturave

exit.al 4 Maj 2021, 19:45

Kryetari i Partisë Demokratike, PD, Lulzim Basha i kërkoi deputetëve të rinj të qendrojnë pranë strukturave. Në mbledhjen e mbajtur, sot, më 4 maj, me deputetët e rinj, Basha mësohet të ketë thënë se:

“Ne nuk do të përdorim të njëjtat forma si Rama. Ishte nje shtet kundër opozitës dhe diferenca është votat e Qifes”.

Ndërsa, kërkesës së Mark Markut për organizimin e protestave, Basha ju përgjigjë se:

“Prioriteti ynë është të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të kete kuptim. Gjëja më e thjeshtë për mua është të thërras protesta. Por po pas kësaj?”.

Basha këmbënguli tek shpalosja e masakrës elektorale të 25 prillit. “Na duhet të bëjmë aleancën më të gjerë me opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar”, shtoi Basha.