Basha: Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash të na ndalë

exit.al 21 Prill 2021, 20:15

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi në mënyrë indirekte të mërkurën nga Durrësi për ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Ai tha se “nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash që të na ndalë”.

Basha dënoi dhunën dhe u shpreh se PD mbron demokracinë me çdo çmim.