Basha: Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën

exit.al 15 Prill 2021, 19:45

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD më 25 prill.

“Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin. Është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos harroni 25 prilli nuk bëhet për partitë, 25 prilli bëhet për qytetarët”, deklaroi Basha.

Ai tha se “ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën”. Basha u shpreh se qeveria i ka mbyllur derën shqiptarëve.

“Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, ndaj, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe një vullnet, ndryshim, Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim”, tha Basha.