"Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë: Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.
Le ta nisim me vjedhjen rekord, 2 mijë euro për 1 centimetër të kësaj rruge. Ky është çmimi me të cilin Edi Rama po vjedh paratë tuaja. Si po e bën këtë?
Së pari e gjithë skema e tenderimit është korruptive, nuk ka pasur garë. Një projekt është adaptuar nga ARRSH, e cila gjoja ka hapur tender dhe në fund mbetet e vetmja ofertë. Shkelet çdo ligj dhe ligji i parë që shkelet është ligji i prokurimeve.
Kjo nuk mund të ndodhë vetëm me kokën e drejtorit të ARRSH-së, i cili do japë llogari para ligjit. Kjo ndodh sepse në vjedhje është përfshirë Edi Rama. Hajduti që ka shkelur ligjin e prokurimeve është Edi Rama.
Kjo shumë është rekord dhe për Europën dhe ndoshta dhe SHBA-të ku çmimet e autostradave janë nga 5 deri në 8 herë më të ulëta. Ky është një projekt megavjedhje, megahajdutërie me Edi Ramën autori.
Afera është e Edi Ramës, është negociuar drejtpërdrejt nga Edi Rama. Përbëhet nga dy komponentë, rrëmbimi i taksave dhe rrëmbimi i pronës. Çdo ligj i mundshëm është shkelur. E gjithë skema e prokuroprimit, e tenderimit është korruptive.
Një mesazh kam për të gjithë ata që me heshtjen e tyre apo avokatin që i bëjnë vjedhjes së Unazës së Madhe bashkëpunojnë me krimin dhe vjedhjen. Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen,njerëzit nuk do t'ua falin.
Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqenë të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor.
Ku jeni? Për çfarë paguheni? Për çfarë pune jeni këtu? Për të bërë pasarela, për të ngrënë e të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar se sa e mirë është cilësia e verës shqiptare!?
Ja ku e keni mirëqeverisjen, reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut, hajdut, që shkel kushtetutë e shkel ligjin. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm në sytë e shqiptarëve!"
Shpërndaje te miqtë
