“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor.
Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.”
Sipas zotit Basha, gjetjet e OSBE-së se zgjedhjet e 30 qershorit ishin në shkelje të dekretit të presidentit, pa zgjedhje reale për votuesit dhe se në to mori pjesë Partia Bindja Demokratike, e regjistruar në shkelje të ligjit, vërteton pretendimet e opozitës së zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme dhe të pavlefshme. Zoti Basha theksoi se opozita nuk do të bëjë marrëveshje me kryeministrin Rama:“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Por nuk ka Pazar me Edi Ramën.
Ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”
Kreu i PD-së shprehu vendosshmërinë për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti përmes votës së lirë të qytetarëve shqiptarë:“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85 për qind që thotë ‘Rama ik’.”
Në fund, ai premtoi se të gjithë ata oligarkë që kanë grabitur pasuritë e shqiptarëve dhe ata pushtetarë që kanë bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet “nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur.” Shpërndaje te miqtë
