Basha mbështet masat e qeveria, duhet të ishin marrë më parë

exit.al 18 Mars 2020, 21:01

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje Kryeministrit Rama të marrë parasysh propozimt e PD-së për mbështetjen e ekonomisë në gjendjen e koronavirusit.

Këto propozime tha Basha, “nuk bëhet për të fituar zgjedhjet, bëhet për të shkuar përtej Bashës e Ramës, politika ndalet, vlera e vetme është cfarë mund të bëjmë së bashku që t’ja dalim mbanë me sa më pak pasoja”.

Basha mbështeti masat e marra nga qeveria, duke i vlerësuar si të duhurat. “Sot unë dua të jem në mbështetje totale të këtyre masave të marra nga qeveria. Unë i kërkoj qeverisë ta shpallë sic duhet, sipas ligjit. Janë marrë shumë masa, që i mbështes, dhe përsëris thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal”, tha Basha.

PD i rikërkoi qeverisë të pezullojë konçesionet dhe të ndihmojë bizneset për të kaluar këtë gjendje.