Ngritjen e strukturave që do të verifikojnë plotësimin e kushteve nga operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar leje ndërtimi apo kontrata publike, mundësitë financiare që këta operatorë kanë pasur duke i krahasuar me kostot reale të investimeve të kryera dhe çmimet e shitjes së produkteve e shërbimeve të tyre, gjurmimin e financimeve të tyre etj.
Revokimin e lejeve apo përfundimin e kontratave të dhëna në mashtrim me ligjin apo në kundërshtim me të, kalimin në favor të shtetit të gjithë pasurisë së fituar nëpërmjet apo të përfshirë në të tilla aktivitete etj.
Gjithashtu, Basha i ftoi bankat të bëjnë propozimet e tyre për të ndihmuar opozitën në hartimin e programit për luftën ndaj pastrimit të parave:“Mirëpresim çdo propozim që mund të na jepni për t’u bërë pjesë e programit për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit”.
