“Dua të përsëris përulësisht thirrjen time ndaj qeverisë të mos vonojë detajimin e paketës së ndihmës që ka shpallur dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse kjo është qartësisht e pamjaftueshme.”
Pasi u është lutur qytetarëve të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë masat e distancimit social, dhe të zbatojnë "pikë për pikë udhëzimet e detajuara nga Policia e Shtetit", Basha i ka kërkuar sërish qeverisë të veprojë shpejt me zbatimin e planit të saj për krizën. “E lus qeverinë që, menjëherë, hapat e shpallur t’i detajojë dhe t’i bëjë efektive për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë,” ka theksuar ai.Basha: I lutem përulësisht qeverisë të detajojë planin e saj dhe shtojë fondet
Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka postuar në Facebook një mesazh të gjatë publik ku ka falenderuar qytetarët për zbatimin e kufizimeve dhe rregullave të vendosura nga qeveria dhe u ka për t’u bërë atyre thirrje që të kujdesen për të kapërcyer së bashku këtë gjendje të rëndë.
Basha i ka kërkuar edhe një herë qeverisë kërkesat e përsëritura për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit—gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi deri në fund të marsit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, pasi u shpall pas tërmetit të 26 nëntorit.
Basha përsëriti edhe një herë thirrjen për mbylljen e bizneseve të fasonerisë, qendrave telefonike dhe bizneseve me densitet të lartë punonjësish në mjedise të mbyllura, të cilat kanë mundësi më të lartë për përhapjen e infeksionit.
Basha nuk ka përmëndur pikat e planit të tij 8-pikësh ekonomik, por është përqendruar në pagesën e rrogave të punonjësve që nuk janë në punë me qëllim që ata të garantojnë minimumin jetik.
Për këtë qëllim, ai i ka kërkuar qeverisë të ndërpresë shpenzimet e parëndësishme dhe të hartojë një paketë të dytë në mbështetje të qytetarëve të prekur.
Me një frymë konstruktive, Basha u shpreh:
Të sugjeruara
486 të vdekur në 24 orë: Spanja me të njejtën dinamikë dramatike si Italia
23 Mars 2020, 15:19Playboy ndërpret pas 67 vitesh revistën, tani vetëm online
23 Mars 2020, 23:05KiE thirrje për mbrojtjen e lirisë së medias gjatë krizës së koronavirusit
23 Mars 2020, 13:53
Ku do të na çojë kjo protestë?
2 Korrik 2026, 19:39
