Basha bën thirrje për formimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese

exit.al 25 Qershor 2020, 20:45

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka ndarë në Twitter, komentin e bërë nga Ambasadorja Yuri Kim mbi reformën në drejtësi dhe mendimin e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Basha bënë thirrje për formimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, dhe shprehet se formimi i saj plotëson dy kushtet e vendosura nga BE.

“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore", - shkruan Basha në Tëitter.

Shpërndaje te miqtë