Basha akuzon Ramën: Nuk po bën detyrën

exit.al 5 Mars 2021, 10:29

Lulzim Basha në një takim elektoral në njësinë numër 9 në Tiranë i premtoi qytetarëve se do të punojë për ta. Ai sulmoi edhe kryeministrin Rama duke i thënë se nuk po punon:

“Ju po e bëni detyrën tuaj si prindër. I vetmi që s’po bën detyrën, është kryeministri dhe qeveria”.

Basha u shpreh se qeveria nuk e morri parasysh planin e tij për të ndihmuar bizneset nga pandemia sepse mendon për “një grusht oligarkësh dhe ortakët e vet” Ai premtoi se “do ta kthejë administratën në funksionin” e bizneseve. Basha ju rikthye çështjes së Teatrit duke u shprehur se “Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”. Shpërndaje te miqtë