Baret dhe restorantet në Paris mund të mbyllen

exit.al 1 Tetor 2020, 18:15

Franca mund të deklarojë Parisin zonë me rrezikshmëri të lartë, çfarë do të thotë se të gjitha baret dhe restorantet mund të mbyllen të hënën, nëse shpërthen sërish Covid-19, dhe situata nuk përmirësohet.

Qeveria përdor tre kritere për të vendosur një zonë në rrezikshmëri të lartë brenda vendit, përfshirë dhe numrin e përgjithshëm të infeksioneve, numrin e rasteve në personat vulnerabël dhe numri i shtretërve në terapi intensive.