Aktualisht, rregullimet ligjore në Shqipëri kërkojnë që borxhi publik të mbahet nën nivelin 45 përqind të PBB-së. Ligji për Menaxhimin e Sitemit Buxhetor u ndryshua në vitin 2008, me një shumicë prej tre të pestave në parlament, dhe kufizoi borxhin publik në 60 përqind të PBB-së (neni 58 i ligjit 9936 i 2008). Megjithatë, ky nen u shfuqizua në vitin 2012 (FMN 2017).
Ligji u ndryshua përsëri në vitin 2016 dhe, duke përjashtuar rrethanat e jashtëzakonshme, në nenet 4/1 dhe 4/4 kërkon që çdo ligj vjetor i buxhetit, fillestar apo të rishikuar, si dhe planifikimet e buxhetit afatmesëm të sigurojnë që borxhi të ulet çdo vit, derisa të bjerë poshtë nivelit 45 për qind të PBB-së. (nenet 4/1 dhe 4/4 të Ligjit 57 për Menaxhimin e Sitemit Buxhetor, 2016).
Neni 4/2 përcakton se te borxhi publik hyn borxhi i drejtpërdrejtë dhe ai i garantuar nga qeveria [“stoku total i garancive shtetërore”]. Qeveria i ka vendosur vetes objektivin e ndërmjetëm pët të ulur borxhit në 60 përqind të PBB-së deri në vitin 2021 (FMN 2017). Për të siguruar që optimizmi të mos e dëmtojë përmbushjen e kësaj kërkese ligjore, parashikimet për PBB-në që përdor qeveria nuk mund t’i tejkalojnë ato të botuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në Perspektivën Ekonomike Botërore – një shembull sesi duhen përdorur kontrollet e jashtme për të nxitur përputhshmërinë me rregullat.
Ky rregull i borxhit të Shqipërisë plotësohet nga disa të tjerë. Nëse norma vjetore e parashikuar e rritjes reale ekonomike [PBB] është më shumë se 5 përqind, deficiti i përgjithësh duhet të jetë më pak se 2 përqind e PBB-së (neni 4/1d). Ekziston gjithashtu një rregull i artë, i cili kërkon që shpenzimet rrjedhëse të paguhen nga të ardhurat rrjedhëse, ndërsa lejon që shpenzimet për investimet të financohen nga huamarrja (neni 4/1 (4)). Qeveria gjithashtu duhet të mbajë në rezervë 0.7 përqind të shpenzimeve të buxhetit për t’i përdorur për ngjarje të papritura (neni 4/1). Dhe ka rregulla që kufizojnë shpejtësinë me të cilën mund të rriten deficitet gjatë një viti zgjedhor: për shembull, deficiti aktual për tremujorin e parë të vitit nuk mund të kalojë 30 përqindëshin e deficitit të planifikuar për gjithë vitin (neni 4/3).
Raporti gjithashtu paraqet skenarë të ndryshëm të borxhit, në varësi të përkushtimit të qeverisë shqiptare, nga zero përkushtim, në përkushtim të plotë:
Grafikët tregojnë se edhe nëse qeveria Rama do të përkushtohej plotësisht ndaj rregullave të veta fiskale, arritja e objektivit të FMN-së për një borxh publik prej 60% të PBB-së deri në vitin 2021 është i pamundur.
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, qeveria Rama ka rritur shpenzimet publike me 7%, ndërsa të ardhurat e saj janë rritur vetëm me 3.8%. Deficiti aktual i buxhetit është 6 miliardë lekë (~50 milionë euro).
