“Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të katëgorsë së tretë, dhe me qëllimin e vetëm që t'i shqrbejq zbatimit të shpejtë të reformormave në vend, reforma të shumëpritura nga shqiptarët.
Është detyra jone si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre.
Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim të opinioneve, por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre.
Si i tillë ky proces nuk mund të jetë një proces ekzaltimi që minimizohet vetëm në ‘kush ka të drejtë’.
Kush nuk e kupton këtë dhe e sheh Venecian me "kush fiton", nuk ka shqetësim as demokracinë, as ligjin dhe as standardet.”
Në 19 qershor, Komisioni i Venecias vendosi t’i japë të drejtë Presidentit Meta ne të gjitha veprimet e tij dhe rrëzoi veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK). Po ashtu Venecia hodhi poshtë paketën anti-shpifje të qeverisë, të miratuar në dhjetor 2019. Komisioni ngriti dyshime të thella për pavarësinë e Autotitetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe pohon se dhënia e kompetencave të zgjeruara cenon lirinë e medias. Shpërndaje te miqtë
