Taulant Balla: Nuk ka zgjedhje të parakohshme

exit.al 10 Shkurt 2020, 11:47

Sot, pas mbledhjes së kryesisë së PS, kryetari i grupti parlamentar Taulant Balla sqaroi se zgjedhjet e përgjithshme në vend do të mbahen në qershor 2021. “Në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”, ju përgjigjë Balla pyetjeve të gazetarëve mbi zgjedhjet e parakohshme. Të njëjtin qendrim, Balla e mbajti edhe në fillim të shkurtit. Ai përmes një postimi në facebook tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme kanë qënë një kërkesë e vazhdueshme e opozitës. Pyetur për zgjedhjet lokale të pjesshme, Balla u përgjigj se i takon presidentit të nisë procedurat pët zgjedhjet lokale:

"Presidenti ka qenë dhe mbetet në moszbatim të detyrave kushtetuese që ka. Zoti president është vënë në dijeni nga institucionet përkatës për vakancën e krijuar, është presidenti që duhet të zgjodhet dhe të respektojë kushtetutën."