Autobusi i Kosovës del nga rruga në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur

exit.al 25 Korrik 2021, 10:28

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Sipas junarnji.hr, të paktën dhjetë persona humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit.

Autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka dalë nga rruga në autostradën afër Slavonski Brod.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka shprehur në Twitter ngushëllimet për familjet kosovare që kanë humbur të afërmit në aksident.