Austria bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura

exit.al 22 Korrik 2020, 09:18

Austria do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, përfshirë dyqanet, qendrat tregtare, transportin publik, bankat etj.

Shkak për këtë vendim është bërë rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 në javët e fundit.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, njoftoi se masakt do të bëhen të detyrueshme që prej 24 korrikut.

Austria ka rreth 9 milionë banorë. Deri më tani në vend ka më pak se 20 mijë të infektuar dhe 710 viktima. Por, numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit.

Shpërndaje te miqtë