Asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

exit.al 14 Shkurt 2021, 15:40

246 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 3031 personave të testuar.

Në 24 orët e fundit, asnjë pacient me Covid nuk ka humbur jetën.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 64051 të infektuar me Covid-19 dhe prej tyre, 1540 persona kanë humbur jetën.

Shpërndaje te miqtë