Arrestohet një person, përplasi 4 makina në gjendje të dehur

exit.al 30 Prill 2021, 09:17

Policia arrestoi një person pasi në gjendje të dehur përplasi 4 makina.

Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njoftoi se 45-vjeçari me inicialet A.M., duke drejtuar mjetin tip "Ford", në gjendje të dehur, përplasi katër automjete të tjera.

Fatmirësisht nga aksidenti u regjistruan vetëm dëme materiale dhe asnjë i plagosur.