Arrin në 6 numri i të infektuarve me koronavirus

exit.al 10 Mars 2020, 00:39

Arrin në 6 numri i të infektuarve me koronavirus.

Pas dy të parëve të konfirmuar në orët e para të ditës së hënë, katër persona të tjerë të infektuar me koronavirus u njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë rreth orës 23:40 po të ditës së hënë.

http://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/photos/a.486584464785969/2596058943838500/?type=3&theater

Tre rastet e fundit janë persona të afërm të dy personave të parë të diagnostikuar. Personi i katërt është një burrë 31 vjeç, i cili ka ardhur nga Milano, javën e kaluar.

Gjendja e të gjashtë të infektuarve është stabël dhe ata janë duke u trajtuar në spitalin infektiv pranë QSUT-së

Exit News e njoftoi rastin e tretë që paraditen e të hënës, por Ministria e Shëndetësisë vendosi ta mbante të fshehtë deri në mbrëmje.

Ne njoftimin e saj, Minsitria shprehet se gjatë të hënës u testuan “14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.” 10 persona kane rezultuar të paprekur.