Arrin në 10 numri i të infektuarve me koronavirus

exit.al 10 Mars 2020, 13:43

Katër persona u diagnostikuan me koronavirus të martën paradite duke e çuar në 10 numrin total të të prekurve në Shqipëri.

Dy nga rastet e sotme janë të palidhur me personat e konfirmuar dje—një djalë, i cili ka ardhur nga Milano ndodhet në QSUT dhe një djalë tjetër ndodhet në Spitalin e Durrësit.

Dy personat e tjerë janë të lidhur me rastet e djeshme.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë.