Arrestohet një person për dhunë në familje

exit.al 6 Maj 2021, 09:34

Policia e Tiranës arrestoi të enjten një 42 vjeçar për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë, është arrestuar 42-vjeçari Gj.P.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, shkruhet në njoftim.