Arrestohet një person në Portin e Durrësit pasi po transportonte ilegalisht 4 shtetas nga Kosova

exit.al 14 Mars 2021, 13:15

Policia e Durrësit arrestoi të dielën një person në Portin e Durrësit pasi po transportonte 4 shtetas nga Kosova me pasaporta të personave të tjerë.

51-vjeçari  u kap nga Policia Kufitare.

Policia arriti ta kapte shtetasin me iniciale S.N pas kontrolleve. Sipas njoftimit S.N po kalonte 4 shtetasit në mënyrë të paligjshme.

Shpërndaje te miqtë